75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / k.v

Ishte dënuar për vjedhje të pyllit, arrestohet 29-vjeçari në Viti

Policia në Viti, të mërkurën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar H.Z., (1993).

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi për veprat penale ‘’Vjedhje e pyllit’’ nga neni 358 i KPRK-së.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,, Lajmëro Policinë ‘’, E-mail: info@kosovopolice.com  dhe numrat kujdestarë : 192 ; 0385045047001.