14:39 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / C E

Shaqiri mesazh bashkëlojtarëve pas triumfit ndaj Kamerunit

Xherdan Shaqiri u shpreh i lumtur me fitoren e Zvicrës ndaj Kamerunit në ndeshjen e parë në grupin G, ku ai asistoi tek goli i vetëm i ndeshjes të cilin e realizoi Embolo.

Përkundër fitores, Shaqiri ka thënë se skuadra ka nevojë të përmirësohet dhe t’i shfrytëzojë më mirë mundësitë e krijuara.

Duam të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të mirë në fillim. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të shënonim. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do t’i shfrytëzonim më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi”, tha Shaqiri pas ndeshjes.

Zvicra është në grup edhe me Serbinë dhe Brazilin.