Derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen tre ndeshjet e fundit të xhiros së 18-ë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja kryesore zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku Gjilani do të pret kampionin në fuqi, Ballkanin nga Suhareka, shkruan IndeksOnline.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren në këtë ndeshje për të qenë në hap me liderin aktual, Dritën.
Ndeshja fillon në ora 13:00.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Halili, Ramadani, Zeka, Dabiqaj, Krivanjeva, Islami, Prekazi, Solomon, Zabërgja, Hoxha.
Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Jashanica, Potoku, Emërllahu, Dellova, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani./IndeksOnline/