75 Mall Live Search
13:13 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / LB

​Me fitore ndaj Marokut Belgjika kërkon kualifikimin tutje në Botëror, formacionet zyrtare

Belgjika do të kërkojë që ta sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës me një fitore ndaj Marokut në rrethin e dytë të grupit F pas triumfit ndaj Lanadës.

Pas fitores në ndeshjen e parë, ekipi i Roberto Martinez synon fitoren e dytë në grup, për të siguruar kalimin tutje.

Në anën tjetër, Maroku ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky takim.

Ndeshja starton nga ora 14:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Belgjika: Courtois; Meunier, Vertonghen, Alderëeireld, Castagne; Ëitsel, Onana; Thorgan Hazard, De Bruyne, Eden Hazard; Batshuayi

Maroku: Bono; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Amrabat, Ounahi, Amallah; Boufal, En-Nesyri, Ziyech;