75 Mall Live Search
12:34 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Haradinaj bënë thirrje të votohet rezoluta e AAK-së: Situatat e jashtëzkonshme, kërkojnë veprime të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur interpelancë me kryeministrin Kurti për shkak të gjendjes së krijuar në vendin tonë.

Interpelancën në fjalë e ka thirrur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku keru i kësaj partie I cili njëherësh është edhe deputet i Kuvendin të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka spjeguar në detaje thirrjen e kësaj interpelance, përmes një rezolute me 4 pika të rëndësishme për situatën në vend.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votohet rezoluta e paraqitur nga ai.

Fjalimi i plotë.

Situata politike dhe e sigurisë në Kosovës, është ndër më të rëndat këto 22 vitet e fundit.

Serbia me aleatët e saj ka krijuar një proces të destabilizimit, të situatës në Kosovë, duke i urdhëruar serbët në institucionet shtetërore që t’i braktisin ato, gjë që ka ndodhur në veriun e vendit. Për fat të keq edhe veprimet e instuticioneve të Kosovës nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar. Kryeministri I vendit në vend që të përfillte kërkesën e ShBA-ve, për ta shtyrë zbatimin e marrveshjes për targa, ka zgjedhur skenarin më të keq zbatimin e kësaj marrëveshje në faya, ku I ka dhënë hapësirë Serbisë që edhe ta ruaj rolin e viktimës edhe të ndërrmar veprime anti-Kosovë.

Fatkeqësisht as presidentja dhe Kuvendi I Kosovës nuk kanë vepruar në raport me situatën.

Situatat e jashtëzkonshme, kërkojnë veprime të jashtëzakonshme.

Andaj, unë i tfoj të gjithë që ta votojnë këtë rezolutë si në vazhdim:

1. Institucionet e Kosovës, Presidenca, Kuvendi Qeveria, dhe nivelet e tjera shtetërore, të fillojnë dialogunë me serbët që janë larguar nga institucionet për t’i kthyer prap aty;

2. Qeveria të nis me Komunikim intenziv me faktorët më relevant në vend duke përfshi edhe opozitën;

3. Të kërkohet një samit me Shetete e Bashkuara të Amerikës, disa ditor deri në përmbylljen e marrveshjes finale me njohje reciproke Kosovë Serbi