75 Mall Live Search
17:55 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Australia mposht Danimarkën dhe siguron kualifikimin

Australia është kombëtarja e radhës e cila ka siguruar kuaifikimin për në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës.

Në ndeshjen e fundit të grupit D, Australia mposhti Danimarkën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Mathew Leckie në minutën e 60-të.

Australia me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 6 pikëve aq sa ka edhe Franca dhe sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër./IndeksOnline/