75 Mall Live Search
16:53 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Katër gola në pjesët e para të dy ndeshjeve të Grupit H, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Grupit H në Kupën e Botës.

Uruguai po avanson ndaj Ganës me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat i ka shënuar futbollisti Giorgian de Arrascaeta.

Në ndeshjen tjetër mes Koresë së Jugut dhe Portugalisë, rezultati i pjesës së parë është i barabartë 1-1.

Portugalia ishte e para e cila kaloi në epërsi me golin e Ricardo Horta në minutën e 5-të ndërsa Korea Barazoi rezultatin me Kim Young-Gwon./IndeksOnline/