Dy goditje të mëdha për Brazilin në pjesën e mbetur të Kupës së Botës

Brazili po përballet me numër të madh të lëndimeve në Kupën e Botës.
Pas lëndimit të Neymar dhe Danlios, lëndim kanë pësuar edhe sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus dhe Alex Telles, shkruan IndeksOnline.
Jesus ka pësuar një lëndim në gju dhe është konfirmuar mungesa e tij për pjesën e mbetur të Kupës së Botës.
Alex Telles gjithashtu pritet të humbasë pjesën tjetër të turneut pasi testet mjekësore konfirmuan problemin e tij.
Në 1/8 e finales, Brazili do të luaj kundër Koresë së Jugut./IndeksOnline/