Megjithatë festat e fundvitit nuk janë të njëjta për të gjithë… (Foto)
Muaji dhjetor është muaji i festave të shumta, që zgjon te secili një ndjenjë gëzimi dhe lumturie.
Të gjithë bëhen gati për mbarimin e vitit aktual dhe pritjen me sa më të mira të vitit të ardhshëm, shkruan Indeksonline.
Ndonëse disa kanë kushte të mira për jetë dhe nuk u mungon asgjë, ka edhe prej tyre që nuk i gëzohen fundvitit.
Një fotografi që po qarkullon në internet të bën të shikosh jetën ndryshe. Një djalë me emrin Egzon Marku ka postuar në profilin e tij në Facebook shumë domethënëse.
Pranë bredhit të stolisur në mes të sheshit në kryeqytet, shihet një lypsare e cila qëndron e ulur në të ftohtin që po mbizotëron.
Në Kosovë ka shumë familje të pastreha dhe edhe një vit i ri po i gjen me kushte të tmerrshme. /Indeksonline/