75 Mall Live Search
11:57 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ndeshja e fundit në Superligë luhet nesër mes Ballkanit dhe Prishtinës

Nesër zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të ‘Albi Mall’ Superliga e Kosovës.

Ndeshja do të luhet mes Ballkanit dhe Prishtinës, nga ora 13:00, në stadiumin e qytetit të Suharekës.

Aktualisht Ballkani gjendet në vendit e dytë me 37 pikë, kurse Prishtina zë vendin e katërt me 26 pikë.

Renditja e ekipeve nga pikëve mund të ndryshojë vetëm nëse njëri nga ekipet shënon fitore, barazimi lë këto dy ekipe në vendet që janë momentalisht. /IndeksOnline/