Trajneri i Marokos tregon çfarë u tha futbollistëve para ndeshjes

Maroko ka shkruar historinë duke arritur të kalojnë në gjysëmfinale të Kupës së Botës.
Kombëtarja afrikane mposhti në çerekfinale Portugalinë me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
El Nesyri ishte ai i cili i dha fitoren Marokos ku shkroi historinë duke e dërguar për herë të parë në gjysëmfinale të Kupës së Botës.
Trajneri i kësaj kombëtarje, Walid Regragui ishte shumë i emocionuar pas ndeshjes dhe foli shkurt në prononcimin e tij.
“U thashë para ndeshjes, ne do të shkruajmë historinë për AFRIKËN. E merituam kalimin tutje”, tha ai.
Në gjysëmfinale, Maroko pret fituesin e ndeshjes Angli – Francë./IndeksOnline/