Nënkryetarja e VV-së: Në mbledhjen e sotme diskutohet edhe çështja e zgjedhjeve të brendshme
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku ka folur gjatë zhvillimit të mbledhjes së këshillit të përgjithshëm. Ajo ka cilësuar se e njëjta është e rregullt dhe e zakonshme.
Sipas saj, këshilli është organi më i lartë i partisë. Kollqaku ka përmendur edhe rezultatet e arritura të Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale, transmeton Indeksonline.
Ajo thotë se kanë fituar në tri komuna të rëndësishme të vendit.
“Kjo është mbledhja e 31 e këshillit që është organë më i iartë, kjo është mbledhje e rregullt dhe e zakonshme e parashikuar në status dhe për të përmbushur të gjitha të drejtat e brendshme. Meqënëse sipas statusit të lëvizjes mbledhjet mbahen çdo katër muaj, gjatë këtyre katë muajve Lëvizja ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale të zhvilluara në gjithë Kosovën duke parë rezultatin e lartë të arritur në gjithë vendin, Lëvizja ka arritur tri fitore të shkëlqyera , në qytetin e Prizrenit, kryeqytetin, Prishtinën, dhe qytetin e Kamenicës”, ka thënë Kollqaku.
Më tej, ajo ka treguar se tem e diskutimit në këtë Këshill do të jetë edhe çështja e organizimit tëë zgjedhjeve të brendshme. Sipas saj, kryetarit aktual, Visa Ymerit i ka ‘skaduar’ mandate në të parinë e Vetëvendosjes.
“Një temë tjetër që do të diskutohet sot në mbledhje është ajo e zgjedhjeve të brendhsme të Lëvizjes Vetëvendosje. Mandati i kryetarit Visar Ymerit përfundon në vitin 2018, sipas statusit çdo 4 vite duhet të ndërrohet kryetari, në mbledhje duhet të votohet një anëtarë një votë për kryetarin e partisë, Tash është koha që të zbatojmë këtë demokraci. Ju uroj suksese në këtë mbledhje të këshillit të përgjithsëhm të 31-tën “, ka përfunduar ajo.
Ndryshe, në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes nuk po marrin pjesë, lideri partisë, Visar Ymeri, deputetët, Dardan Molliqaj, Ali Lajçi dhe Shqipe Pantina për arsye të ndryshme. /Indeksonline/