Franca me dy mungesa të mëdha ndaj Marokos

Franca do të luaj sonte me Marokon në ndeshjen e dytë gjysëmfinale të Kupës së Botës.
Kampioni në fuqi do të ketë dy mungesa të mëdha në këtë ndeshje të rëndësishme, transmeton IndeksOnline.
Sipas medinumit L’Equipe, Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecane nuk do të startojnë kundër Marokos.
Në vend të tyre pritet të luajn Youssouf Fofana dhe Ibrahim Konate.
Formacioni i mundshëm:
Franca: Lloris – Koundé, Varane, Konaté, T. Hernandez – Griezmann, Tchouaméni, Fofana – Dembélé, Giroud, Mbappé./IndeksOnline/