75 Mall Live Search
19:51 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Hakimi kërkon rikthimin në Real Madrid, i gatshëm ta ulë pagën

Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi, dëshiron rikthimin te skuadra e Real Madridit.

Sipas mediave spanjolle, 24-vjeçari është i gatshëm që të ulë pagën e tij vetëm për tu rikthyer në Bernabeu, transmeton IndeksOnline.

Hakimi aktualisht luan te klubi Francez PSG, ndërsa ishte pjesë e Real Madridit që nga grupmoshat e reja duke debutuar me fanellen e ”Los Blancos” në vitin 2017.

Mbrojtësi maroken, ka veshur edhe fanellen e Borusia Dortmundit dhe Interit./IndeksOnline/