Zyrtare: Kupa e Botës për Klube nis më 2025, 32 ekipe pjesmarrëse

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka treguar formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, i cili do të vihet në jetë në vitin 2025.
Në vazhdën e ndryshimeve dhe ideve të reja rreth futbollit, tani do të preken edhe garat e klubeve.
Është vet numri një i FIFA-s, Infantino, i cili ka treguar idenë e re për organizimin e një formati ndryshe për Kupën e Botës për Klube.
Sipas Infantinos ajo do të zhvillohet në vitin 2025 dhe do të ketë 32 ekipe, teksa do të jetë sikurse një Kupë e Botës.
New men’s World Cup will start in 3 years, FIFA announces.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 16, 2022
Gianni Infantino: “The new men’s Club World Cup will take place in 2025 and will feature 32 teams”. 🚨🏆
“32-team tournament will go ahead, making it like a World Cup”, Infantino added via @sr_collings. pic.twitter.com/YQZM38aNoT
“Kupa e re e Botës për Klube për meshkuj do të zhvillohet në vitin 2025 dhe do të ketë 32 ekipe”, ka thënë fillimisht Infantino në konferencë.
“Turneu me 32 ekipe do të vazhdojë, duke e bërë atë si një Kupë Bote”.
“Maroku do të presë Kupën e Botës për Klube 2025 me 32 ekipe”, përfundoi i pari i FIFA-s