Ronaldo në Dubai, pas dy ditësh stërvitje në Real Madrid
Cristiano Ronaldo është larguar nga Spanja pas dy ditësh stërvitje me Real Madridin për t’u nisur drejt Dubait.
Ish-ylli i Manchester United e ka mbajtur veten në formë teksa po përpiqet të gjejë një klub të ri.
Ronaldos i ishte dhënë drita jeshile për t’u stërvitur në bazën stërvitore të Madridit pas daljes së Portugalisë nga Kupa e Botës, por DAZN ka raportuar se ai tani është nisur për në Dubai me avionin e tij privat. /IndeksOnline/