Miqësorja e luksit Liverpul – Milan, shënohen tre gola të bukur në pjesën e parë (VIDEO)

Dy gjigantët evropian, Liverpul dhe Milan janë duke zhvilluar një miqësore luksi në Dubai.
Skuadra angleze e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-1, shkruan IndeksOnline.
Pas një aksioni fantastik, Mohamed Salah kaloi Liverpulin në epërsi qysh në minutën e 5-të.
Milani arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 29-të me një gol të bukur nga Alexis Saelemakers.
Liverpuli arriti të rikthente epërsin me një supergol të Thiago Akcantaras në minutën e 41-të.
Kjo ndeshje filloi me një minutë heshtje për vdekjen e ish futbollistit dhe trajnerit Sinisha Mihajloviç./IndeksOnline/
