E kryer, ylli i Atletico Madridit transferohet në Premierligën Angleze

Sulmuesi i Atletico Madrid, Matheus Cunha karrierën do ta vazhdojë në Premierligën Angleze. Wolves ka siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.
Marrëveshja e plotë mes dy skuadrave është arritur para pak minutave.
Cunha do të huazohet deri në fund të sezonit me të drejt të blerjes së kartonit të tij për 45 milionë euro.
Sulmuesi pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së nesërme./Indeksonline/
