75 Mall Live Search
08:59 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / AR

Arresohet një person, nuk e përfilli urdhër mbrojtjen, e kanosi gruan me të cilën është në proces të shkurorëzimit

Është arrestuar një person në Ferizaj.

I njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij me të cilën është në proces të shkurorëzimit.

“Ferizaj (NN) 17.12.2022 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare me të cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.