75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Onana pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

Portieri i Interit, Andre Onana, është pensionuar nga kombëtarja e Kamerunit.

26 vjeçari këtë vendim e morri vetëm pak javë pasi u eliminuan nga Kampionati Botëror “Katar 2022”, shkruan IndeksOnline.

Onana ka thënë se është larguar nga kombëtarja e Kamerunit pasi ka përmbushur ëndrrën e tij, duke falendëruar të gjithë ata që e kanë mbeshtetur e në veçanti tifozët.

“Mund të them me krenari që e kam përmbushur ëndrra time të madhe. Por çdo histori, sado e bukur të jetë, ka të fundin e saj. Dhe historisë sime me kombëtaren e Kamerunit i ka ardhur fundi.

Lojtarët vijnë dhe shkojnë, emrat janë të përkohshëm, por Kameruni vjen përpara çdo personi apo lojtar. Kameruni mbetet i përjetshëm po ashtu edhe dashuria ime për kombëtaren dhe për njerëzit tanë që na kanë mbështetur gjithmonë edhe në momente të vështira.

Unë vetëm mund t’i falënderoj të gjithë ata që më besuan se mund të kontribuoja në këtë ekip. Kombi i pari dhe përgjithmonë.”, ka thënë Onana./IndeksOnline/