75 Mall Live Search
17:05 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Policia angleze nis hetimet për ndeshjen Manchester City – Liverpul

Policia angleze ka nisur hetime për ndeshjen e Carabao Cup, që u zhvillua mbrëm mes Manchester Ciryt dhe Liverpulit, ku qytetarët fituan me rezultat 3-2.

Hetimet kanë nisur pasi një vajz 15 vjeçare është lënduar në kokë dhe ka marrë trajnim nga stafi mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Policia e Manchesterit tha se ishte gjithashtu duke zhvilluar hetime për një sulm në kryqëzimin e Ashton New Road dhe Alan Turing Way. Po ashtu, një burrë ishte arrestuar për një fyerje racore.

Dy burra të tjerë u arrestuan me dyshimin se po përpiqeshin të fusnin një mjet piroteknik në fushë.

Manchester City e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 3:2, kështu duke eliminuar nga gara kampionin aktual të Carabao Cup./IndeksOnline/