75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gani Dreshaj FITUES

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Istogut.  Gani Dreshaj ka dalë i pari në rivotimin që u mbajt sonte në Istog me 52 vota më shumë.

Sipas rezultateve të Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë numërimi është i përfunduar 100%, shkruan Indeksonline.

Në bazë të këtij rezultati del që kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka fituar 10 mijë e 241 të votave ndërsa kundërkandidati i tij, Haki Rugova, 10 mijë e 189 vota.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Istog, gjatë balotazhit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, por me numërimin e votave me kusht dhe të atyre me postë rezultati u përmbys në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

LDK-ja ishte ankuar për këtë rezultat, duke pretenduar se votat me postë janë manipuluar nga kandidati Dreshaj. Për këtë arsye u morr vendimi që ky qytet të shkojë në rivotim më 19 dhjetor./Indeksonline/