Seriali i vetëm i këtij lloji në botë ka publikuar trailer-in, mos e humbisni

Netflix ka sjellë jo pak prodhime të mira, por ky serial që do të publikohet në 1 janar 2023 – do ndryshojë gjithë lojën!
“Kaleidoscope” është serial thriller me një nga cilësitë më të veçanta, ai mund të shihet në çfarëdo renditje që dëshironi. Ju mund të filloni nga seria e dyë, të vazhdoni te e para dhe pastaj tek e treta – dhe seriali përsëri do të ketë kuptim dhe rrjedhë të logjikshme ngjarjesh.
Së fundmi, është publikuar dhe trailer-i prodhimit me ngjarje jo-lineare. Në përmbledhjen zyrtare shkruhet:
“Për 25 vjet, seriali ndjek një grup hajdutësh mjeshtërorë që punojnë për të zhbllokuar një kasafortë në dukje të pathyeshme për pagesën më të madhe në histori. Përpara se të mund të marrin paratë e tyre në dorë, ata duhet të kapërcejnë ekipin më të fuqishëm të sigurisë së korporatave në botë dhe FBI-në.”
Reagimet e fansave ndaj serialit të ardhshëm duken që tani fantastike!
Përveç kastit (Giancarlo Esposito, Paz Vega etj) dhe historisë, ajo që i mahnit njerëzit akoma më shumë është ideja që mund ta shohin serialin në qindra kombinime renditjesh.
Ndërsa historia e “Kaleidoscope” mund të tingëllojë si një trillim, sipas krijuesit të serialit, Eric Garcia, ai në fakt është i frymëzuar nga jeta reale.