75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / k.v

Sekuestrohen substanca narkotike, arrestohet një person i dyshuar në Fushë Kosovë

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Mbrëmë rreth orës 23:00, në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe në banesën e tij ka sekuestruar:

-36 qese te substances narkotike, të dyshuar marihuanë

-6 paketime te ndryshme te substancave të dyshuara marihuanë

-4 peshore,

-1 mulli për bluarjen e substancave narkotike,

-2 pako letra ( për mbeshtjellje të substancës narkotike) si dhe

-6 telefona mobil.

Personi i dyshuar ;

• B.M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit.

Ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprën penale, Blereje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.