75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / AR

KOBRA dhe të tjerët dalin para gjykatës

Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë do të paraqiten në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot në orën 10:30 për caktimin e masës së sigurisë.

Prokuroria ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe mbajtja e seancës tashmë është caktuar.

Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj. “Në 10:30 është caktu seanca për caktimin e masës së sigurisë”

Kryeprokurori Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.

Kryeprokurori Admir Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi nuk është gjetur akoma.

Ai tha se Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.