75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 05 Janar 2023 / B O

Kosova pret sot një mysafir të rëndësishëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Takimi do të mbahet me fillim nga ora 16:00 ka njoftuar zyra e kryeministrisë.

Mediet janë njoftuar se mund të marrin vetëm pamje jashtë ndërtesës së qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.