U ther në errësirë nga prapa, kush janë të dyshuarit për plagosjen e istogasit

Gentonis Madanaj është therur me thikë pasditën e djeshme në fshatin Saradran. I riu nga Istogu i është nënshtruar një operimi në spitalin e Pejës dhe gjendja e tij është stabile.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Madanaj u godit me thike nga prapa në errësirë gjersa po kthehej nga një shitore në fshatin e tij, Saradran.
Dyshimet janë se shkak i plagosjes së tij ka qenë një konflikt i mëhershëm me disa persona nga një familje e të njëjtit fshat.
Dy muaj më parë Madanaj ishte rrahur me bashkëvendasit e tij dhe dyshohet se ata i janë hakmarrë për sherrin e mëhershëm.
“Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therrur me mjete të mprehta.
Pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhee pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore. .
Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit.
Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij” thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës, për gjendjen e tij shëndetësore./Indeksonline/