75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 06 Janar 2023 / L K

Rasti i motoçikletës në Stacionin e Policisë në Ferizaj, nisin hetimet

Policia në Ferizaj të mërkurën kishte konfiskuar një të mituri një motoçikletë, por i njëjti ka rrezikuar dhe ka marrë nga aty motoçikletën e konfiskuar.

Një gjë të tillë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi në stacionin e policisë së Ferizajit Kanun Veseli, ku bëri të ditur se hetimet kanë filluar.

“Në lidhje me videon që është postuar në portalin tuaj ” IndeksOnline” se një i mitur është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty ka marrë motoçikletën e konfiskuar një ditë më parë. Policia e stacionit në Ferizaj ka nisur hetimin dhe për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai./IndeksOnline/