75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 06 Janar 2023 / L K

Policia aksion në dy motele në Mitrovicë, arrestohen katër persona

Të mërkurën policia ka zhvilluar aksion në dy motele në Mitrovicë. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra.

Zyra për Informim e Policisë, u tha se dyshohet se këta personat dyshohet se janë marrë me vepren penale të prostitucionit.

“Katër (4) personat janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren e Gjykatës për Kundërvajtje, të njëjtit në procedurë të përshpejtuar janë dërguar para kësaj gjykate ku edhe u është shqiptuar denimi”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv