75 Mall Live Search
20:46 / E Premte, 06 Janar 2023 / Gj. Sh

Djali i David Beckham transferohet në Premierligë

Djali i ish futbolistit David Beckham, Romeo, është transferuar te skuadra e Brentfordit.

Ai është transferuar në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore nga  Inter Miami, transmeton IndeksOnline.

Anësori 20-vjeçar ka qenë duke u stërvitur me ekipin e të rinjve të Brendfordit tash e disa muaj dhe tani ka vendosur të marrë në skuadër./IndeksOnline/