75 Mall Live Search
15:02 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / Gj. Sh

Galliani në aksion, ylli kroat objektivi kryesor i Monzas

Kroacia tregoi forcë edhe në Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga Zlatko Dalic, ishte një hap larg mbërritjes në finalen e një Botërori për herë të dytë radhazi, por Argjentina shkatërroi planet e kroatëve për një përsëritje të finales së Rusi 2018 dhe u hoqi mundësinë e hakmarrjes ndaj Francës.

Josip Juranovic ishte një ndër lojtarët më të dalluar të kombëtares ballkanike në Botërorin e Katarit. Anësori i djathtë është pjesë e Celtic, por karriera e tij pritet të vazhdojë larg Skocisë.

Monza është një nga klubet më të interesuara për 27-vjeçarin nga Zagrebi. Adriano Galliani ka mbetur i impresionuar nga potenciali i Juranovic në linjën e djathtë.

Drejtuesi i njohur ka intensifikuar takimet me agjentin e lojtarit kroat, kartoni i të cilit sillet në shumën 6-7 milionë euro. Klubi italian po bisedon edhe me Celtic në lidhje me formulën e huazimit.