75 Mall Live Search
22:23 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / MSH

Sulmohet një 23-vjeçare në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarit

Një 23-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një burrë sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK teksa policia është duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për veprën “Lëndim trupor”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor” shtoi ajo.