Tifozët tallen me Alissonin pas gafes ndaj Wolvesit

Liverpuli nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Wolwesit në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për FA Cup, duke bërë që të luhet edhe një takim mes këtyre dy skuadrave.
Fytyra tragjike e kësaj ndeshje ishte portieri Alisson Becker, i cili bëri një gafë të madhe ku pasimi i tij u ndal nga Goncalo Guedes dhe kaloi Wolwesin në epërsi 1-0, shkruan IndeksOnline.
Pikërisht për këtë gabim, tifozë të shumtë kanë filluar talljet me portierin brazilian, duke thënë se ai po kopjon David de Gea e Man Utd, i cili po ashtu bëri një gabim amatoresk kundër Evertonit.
Një fans shkroi në Twitter: ‘Alisson pa atë që bëri De Gea dje dhe tha “Mbaje birrën time”, ndërsa një tjetër shkroi ‘Miqtë e GK De Gea dhe Alisson’.
Një tjetër fanse komentoi: ‘Krishtlindjet ishin shumë javë më parë’, ndërsa njëri madje pyeti ‘A është Alisson i dehur?’
‘Naaa si mund ta bënte Alisson këtë?’ pyeti një tjetër ndërsa njëri pranoi: ‘Po. Alisson bëri një gabim të madh.’/IndeksOnline/