E lindur dhe e rritur në Gjermani, Drita Mehana befason me zërin e saj

Këngëtarja Drita Mehana dhe violinistja Dijana Osaj kanë bërë një interpretim të jashtëzakonshëm të hitit shqiptar “Baresha”.
Këngëtarja e cila jeton dhe vepron në Gjermani ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme me zërin e saj të bukur.
Videon e ka shpërndarë edhe deputetja e Kosovës, Ganimete Musliu.
“Veç për qejf e krejt spontan këndon Drita Mehana e përcjellur nga Dijana Osaj me Violinë. Paramendoni këto të dyjat në një studio profesionale”, ka shkruar Musliu. /IndeksOnline/