75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / k.v

Ministria e Zhvillimit Rajonal zhvillon takim me donatorë

Ministria e Zhvillimit Rajonal e prirë nga ministri Rasim Demiri dhe zëvendësministrat Magbule Shkodra, Esat Rraci dhe Musa Cena, zhvilloi sot takim me donatorët potencial, USAID, Zyra e BE-së, Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane, Banka Botërore, UNDP dhe GIZ.

Temë e diskutimit të këtij takimi ishin prezantimi i punës dhe planeve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal me anë të projekteve për të cilat u kërkua mbështetje nga donatorët e lartëcekur, në mënyrë që projektet të implementohen në mënyrën më të mirë të mundur.

Të gjitha palët u dakorduan për një bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të realizimit të projekteve dhe krijimit të vendeve të reja të punës për qytetarët e Republikës së Kosovës.