Valencia barazon rezultatin ndaj Realit me të nisur pjesa e dytë (VIDEO)

Me të nisur pjesa e dytë, Valencia ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Superkupës së Spanjës.
Ishte braziliani Samuel Dias Lino, i cili u gjet për mrekulli në zonën e rrezikshme, ku pas harkimit të Latos, arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 46-të.
Rezultati aktual 1-1./IndeksOnline/