75 Mall Live Search
21:34 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Southampton befason Manchester Cityn në EFL Cup, shënon dy supergola (VIDEO)

Southampton ka befasuar Manchester Cityn në ndeshjen qerekfinale të Carabao Cup.

Vendasit kanë shënuar dy gola brenda gjashtë minutave, shkruan IndeksOnline.

Southampton fillimisht kaloi në epërsi me golin e Sekou Mara, në minutën e 23-të.

Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe golin e dytë.

Ishte Moussa Djenepo, i cili shënoi një supergol në minutën e 29-të për rezultatin 2-0./IndeksOnline/