75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 12 Janar 2023 / Gj. Sh

Dy futbollistët e Milanit rikthehen nga lëndimet

Skuadra e Milanit është përballur me një numër të madh të lëndimeve në muajt e fundit.

Pas humbjes së mbrëmshme në Kupën e Italisë ndaj Torinos, rosonerët sot kanë marrë një lajm të mirë, shkruan IndeksOnline,

Dy nga futbollistët që ishin të lënduar, Simon Kjaer dhe Divock Origi, kanë kaluar problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Të dy lojtarët pritet të jenë të dispozicion te trajnerit të Milan për ndeshjet e ardhshme.

Pavarësisht asaj, mungesat te Milanit janë të shumta, me portierin Mike Maignan e sulmusin Zlatan Ibrahimovic, duke shtuar edhe emrat e tjerë si Rebic, Florenzi, Krunic e  Ballo-Toure./IndeksOnline/