75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 12 Janar 2023 / Gj. Sh

Manchester United arrin marrëveshje për transferimin e yllit holandez

Sulmuesi holandez Wout Weghorst, është shumë pranë transferimit te skuadra e Manchester Unitedit.

Gazetari Fabricio Romano, raporton se është arritur marrëveshja mes United, Burnley dhe Besiktasit për transferimin e Weghorst, transmeton IndeksOnline.

Testet mjekësore do të bëhen brenda 24 orëve pas përfundimit të marrëveshjes të martën.

Manchester United do të paguaj Besiktasit vetëm 3 milionë euro për transferimin e holandezit.

Weghorst shkëlqeu me Holandën në Kupën e Botës, duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha./IndeksOnline/