75 Mall Live Search
18:59 / E Premte, 13 Janar 2023 / Gj. Sh

Ferizaj transferon super-mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut

Klubi i Futbollit, Ferizaj ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur nga Maqedonia e Veriut, mbrojtësin e djathtë, Filip Gligorov.

Ferizaj këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Mbrojtësi ynë i ri, së fundmi ishte pjesë e Shakhter Karagandyt në Kazakistan”, thuhet në njoftim.

Gligorov në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e FK Kukësi, FK Partizani, FC Shkupi, KF Vllaznia, D. Calarasi, Sileks, FK Olimpik, Euromilk GL, STK Samorin, Banik Ruzina dhe Rabotnicki.

Gligorov me rastin e nënshkrimit të kontratës, ka thënë se kjo është aventura e tij e parë në futbollin kosovar dhe është i motivuar për të arritur objektivat e klubit.