75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / Gj. Sh

Të gjithë sytë nga Premier Liga, sot luhet derbi United – City

Manchester United do të pres në “Old Trafford” rivalin kryesor të qytetit, Manchester City.

Ndeshja do të nis në ora 13:30 e që çdo rezultat tjetër përveç fitores do t’i shkonte për shtati kreut të tabelës, Arsenalit.

Aktualisht City është në vendin e dytë me 39 pikë, pesë më pak se Arsenali që është në vendin e parë dhe katër më shumë se United që është në vendin e katërt.