75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / Gj. Sh

PSG ofron 40 milionë për pasardhësin e Messit

hi, what are you looking for?

SuperSport

SuperSport

FRANCË

Messi dhe Messinho në një ekip, PSG ofron 40 mln €

Igli Nikolli

Publikuar1 orë më parë

    • Flipboard
    • Reddit
    • Pinterest
    • Whatsapp
    • Email

Estevao William Almeida de Oliveira Golçalves është vetëm 15 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe është në pronësi të Palmeiras. Adoleshenti i talentuar brazilian, ka pseudonimin Messinho për shkak të pasionit dhe dashurisë që ka për yllin argjentinas.

Ëndrra e tij e madhe është të luajë një ditë në “Camp Nou” me Barcelonën, stadium ku idhulli i tij ka dhuruar spektakël dhe magji të paharrueshme.

Por, Estavao mund të bëhet shok skuadre me Leo Messin. Mundo Deportivo raporton se PSG po e monitoron prej kohësh dhe ka ofruar 40 milionë euro për ta bllokuar, pasi operacioni mund të zhvillohet vetëm kur të mbushë 16 vjeç.

Palmeiras, që e di mirë se zotëron një talent të madh, kërkon më shumë: 50 milionë euro. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë, ndërsa Messinho shpreson që të arrihet akordi dhe të plotësojë dëshirën e madhe për të qenë në një ekip me Leo Messin.