75 Mall Live Search
21:45 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / C E

Skuadra e Serie A shkarkon trajnerin

Massimiliano Alvini është shkarkuar nga posti i trajnerit të Cremoneses pas humbjes 2-3 ndaj Monza-s këtë të shtunë.

Këtë lajm e bëjnë me dije mediet italiane mbrëmjen e kësaj të shtune, ku theksojnë se rezultatet “i presin kokën” Alvinit.

Ecuria negative në kampionat dhe humbja e fundit ndaj Monza-s, që bëri që Cremonese të renditet në vend të fundit me vetëm 7 pikë, ka bërë që Alvini të shkarkohet.