75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 16 Janar 2023 / MSH

Musmurati: Renovuam plotësisht shkollën Iliria në Prishtinë (Video)

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në një video ka publikuar pamjet nga renovimi i shkollës fillore Iliria në Prishtinë. Sipas njoftimit, renovimi është bërë në bashkëpunim me Ndërmarjen Publike Banesore.

Renovimi i shkollave në komunën e Prishtinës ka filluar gjatë vitit 2022, dhe drejtoresha e arsimit ka njoftuar që do të vazhdojnë renovimet edhe në vitin 2023. Për këtë vit të ri buxhetor, Drejtoria e Arsimit ka ndarë 1.5 milionë euro për të renovuar cerdhet dhe shkollat e Prishtinës.

Nevoja për renovime të shkollave dhe çerdheve është paraqitur vazhdimisht edhe nga prindërit e Prishtinës që shpesh janë ankuar për kushtet e dobëta infrastrukturore të shkollave në kryeqytet.