75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 16 Janar 2023 / LB

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari i sjell një tjetër donacion komunës, kësaj radhe disa aparatura në vlerë 40 mijë euro

Me ndërmjetësimin e Kryeimamit Bekim Jashari, Komuna e Podujevës ka pranuar sot donacionin për gjinekologji ardhur nga Austria.

Bëhet fjalë për disa aparatura të ndryshme.

Vlera e donacionit është rreth 40 mijë euro.

Postimi i Komunës:

QKMF pranon donacion aparatura të ndryshme nga Dr. Rudolf Ëiebogen Gjatë ditës së sotme QKMF-ja në Podujevë ka pranuar një donacion nga Dr.Rudolf Ëiebogen me aparatura dhe mjete pune kryesisht për shërbimin e maternitetit, por këto aparatura mund të përdoren edhe në disa shërbime të tjera. Vlera e donacionit është rreth 40 mijë euro.

Në shenjë respekti e falenderimi për donacionin e ofruar për QKMF-në e Podujevës, ud Drejtori i Qendrës, Bajram Bajgora në emër të institucionit i ka ndarë një mirënjohje Dr. Ëiebogen, të cilin e ka falënderuar për donacionin e ofruar dhe për interesimin e tij që ka treguar për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Komunës së Podujevës. Poashtu në emër të institucioneve lokale e falënderojmë Kryeimamin e Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, i cili edhe e ka ndërmjetësuar dhurimin e donacionit për QKMF-në e Podujevës.