Pamje/ Shtatë të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik – Ferizaj

IndeksOnline më herët ka raportuar për një aksident në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Për pasojë 7 persona kanë mbetur të lënduar.
Drejtori rajonal i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani tha se në aksident ishin të përfshira tre vetura.
“Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Shabani.