75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 17 Janar 2023 / LB

Lajm i mirë për Sali Berishën, Alibeaj tërheq ankimimin për statutin e PD-së

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin e bërë në gjykatë për statutin e Partisë Demokratike. Kjo është konfirmuar nga përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa, i cili është shprehur se kanë hequr dorë nga ankimimi për të bërë të mundur zgjidhjen e kësaj çështjeje në themel.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak, Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje. Si fillim vlen të theksohet se kjo çështje është e natyrës proceduriale dhe tashmë i ka rënë aktualiteti.

Gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse Kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.