75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 17 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite

Në Davos, gjatë Forumit Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Me ministrin Al-Falih, kryeministri Kurti foli për punën e Qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri tani dhe planet për të ardhmen. Ai falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjet që i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve si në raportin bilateral ashtu edhe në forume multilaterale.

Theks të veçantë patën temat e energjisë së ripërtëritshme, infrastrukturës dhe turizmit, dhe mundësitë që Kosova ofron për bizneset e huaja në këto sektore.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe këshilltarja politike e Kryeministrit, Fëllanza Podrimja. ​