75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / C E

Arsenali nuk ndalet, kërkon futbollistin më të mirë të Romës

Arsenal rikthen interes në drejtim të Nicolo Zaniolos.

Pas raporteve jo të mira, talenti i Romës ka shprehur dëshirën për t’u larguar në drejtim të një klubi më të madh ashtu siç theksoi në verë kur ishte shumë pranë transferimit te Juventus.

Kontrata e Zaniolos me kryeqytetasit skadon në vitin 2024, mirëpo deri më tani negociatat për rinovim kanë dështuar.

Ndaj, drejtuesit italianë për të mos e humbur me parametra zero 23-vjeçarin janë të hapur të dëgjojnë ofertat, madje edhe në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Arsenal është gati të ofrojë një shifër që varion nga 30-40 milionë euro me palët që kanë nisur kontaktet e para.

Megjithatë, është për t’u theksuar se një ofertë konkrete ende nuk ka mbërritur në selinë e verdhekuqve.