75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / C E

Manchester City po kërkon talentin që po shkëlqen në Serie A

Khvicha Kvaratskhelia është duke shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Napolit ku vazhdojnë të kryesojnë në Serie A dhe kaluan me shumë lehtësi grupin në Ligën e Kampionëve.

Por për talentin gjeorgjian kanë filluar menjëherë interesimet nga klubet e mëdha, shkruan Indeksonline.

Manchester City ka fokusuar futbollistin dhe pritet të fillojnë negociatat me Napolin.

Megjithatë, De Laurentis nuk do ta lëshoj futbollistin pa të paktën 80 milionë euro derisa City duhet ta bind edhe lojtarin.

21 vjecari është shprehur vazhdimisht i lumtur në Napoli dhe ka kërkuar të qëndroj.

Kontrata e Khvicha Kvaratskhelia me Napolin është deri në verën e vitit 2027. /IndeksOnline/